Komploti miliarda dollarësh i sauditëve kundër Iranit
Nju Jork Times në një artikull të saj ka cituar një prej agjentëve të afërt me princin saudit trashëgimtar të fronit, i cili ka zbuluar komplotin miliarda dollarësh të Arabisë Saudite për akte destruktive në Iran dhe për vrasjen e funksionarëve iranianë.
Gjeneral Ahmed Asiri, ish zëdhënës i shërbimit informativ të Arabisë Saudite në lutën e Jemenit i cili për shkak të skandalit të vrasjes së gazetarit Khashoggi është shkarkuar nga detyra e tij, në mars të vitit 2017 është takuar me Xhorxh Nader tregtar libanez dhe i afërt me Shtëpinë e Bardhë dhe Joel Zamer një prej agjentëve të Mosadit Izraelit, me të cilët ka diskutuar për planin 2 miliard dollarësh për prishjen e ekonomisë iraniane dhe për vrasjen e funksionarëve iranianë. Nader në këtë takim ka propozuar që të merret ndihmë nga një kompani me agjentë veteranë në Britaninë e Madhe. Nju Jork Times shkruan se gjeneral Asiri, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij plani, zbatimin e tij e ka kushtëzuar me konfirmimin e qeverisë së Donald Trump.