Koalicioni anti-ISIS sulmon lindjen e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i82891-koalicioni_anti_isis_sulmon_lindjen_e_sirisë
Avionët luftarakë të koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS të kryesuar nga Amerika, kanë sulmuar fshatrat në provincën Dejrul Zur në lindje të Sirisë, duke lënë të vrarë 2 femra dhe 2 fëmijë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 12, 2018 09:49 Europe/Tirane
  • Koalicioni anti-ISIS sulmon lindjen e Sirisë

Avionët luftarakë të koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS të kryesuar nga Amerika, kanë sulmuar fshatrat në provincën Dejrul Zur në lindje të Sirisë, duke lënë të vrarë 2 femra dhe 2 fëmijë.

Një ditë më parë avionët amerikane kanë bombarduar rajonin Haxhin duke lënë të vrarë dhe plagosur të paktën 25 sirianë. Avionët luftarakë të Amerikës shumë herë kanë bombarduar këtë zonë kryesisht me bomba me përbërje fosfori. Qeveria siriane nga ana e saj është ankuar pranë OKB dhe ka kërkuar ndalimin e bombardimeve të rajoneve të ndryshme të Sirisë me bomba me përbërje fosfori. Koalicioni anti-ISIS, është krijuar në kohën e ish presidentit amerikan Barack Obama me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste. Ndërkohë sipas raporteve zyrtare, Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabë janë formuesit dhe financuesit kryesorë me armë dhe financa të grupeve  terroriste si ISIS.