Liga Arabe dënon sulmet e regjimit sionist në Gaza
Nëntor 13, 2018 18:56 Europe/Tirane
Liga Arabe dënoi krimet e fundit të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar këto krime.
Ahmed Abul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha të martën se intensifikimi i sulmeve të fundit të regjimit sionist në Gaza, që rezultoi me martirizimin dhe plagosjen e një numri të madh të palestinezëve, ishte një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe theksoi se Izraeli duhet të marrë përgjegjësinë për këto krime. Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për martirizimin e disa civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.
Tags