Sionistët të irrituar nga pamundësia në Gaza, palestinezët festojnë fitoren
Shpallja e lajmit për akordin e armëpushimit mes regjimit sionist dhe forcave të rezistencës palestineze në Gaza, ka ngjallur irritimin e sionistëve dhe nga ana tjetër festimin e fitores nga palestinezët.
Akordi i armëpushimit mes regjimit sionist dhe forcave palestineze të rezistencës, është pasuar me protesta të gjera në Izrael. Kolonët sionistë duke dalë në rrugë kanë protestuar kundër akordit për vendosjen e armëpushimit mes regjimit sionist dhe forcave të rezistencës. Ndërkohë palestinezët në rripin e Gazës kanë dalë nëpër rrugë duke e quajtur këtë akord fitore për rezistencën. Një ditë para armëpushimit ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për martirizimin e Khaled Riad Ahmed Al-Sulltan, të riut 26 vjeçar palestinez gjatë sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Agjencia e lajmeve palestineze SAFA njoftoi se avionët luftarak të regjimit sionist ditën e martë kanë bombarduar rajonin Al-Salatin në Bejt Lahija në veri të Rripit të Gazës dhe kanë plagosur edhe disa palestinezë të tjerë. Në sulmin e mbrëmjes së kaluar e deri sot në mëngjes, avionët luftarakë të regjimit sionistë kanë vrarë pesë palestinezë. Në sulmet e ditës së diele gjithashtu sionistët kanë vrarë 7 palestinezë dhe në këtë mënyrë numri i të vrarëve deri më tani ka shkuar në 12 persona.