Moska: 270 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vendin e tyre
Nëntor 16, 2018 15:33 Europe/Tirane
Ushtria ruse ka njoftuar për kthimin në Siri të rreth 270 mijë refugjatëve sirianë gjatë muajit të fundit.
Mikhail Mizintsev, zyrtar ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë të premten, tha: Sipas statistikave të mbledhura nga Moska, vetëm gjatë javës së fundit, 6,000 refugjatë sirianë u kthyen në vendin e tyre. Ky zytrar rus ka shtuar: Forcat e ushtrisë ruse tani janë dëshmitarë të një valë të madhe të kthimit të refugjatëve sirianë në Siri. Moska dhe qeveria siriane kanë thënë se dhuna në Siri ka rënë duke inkurajuar sirianët e zhvendosur që të kthehen në atdheun e tyre.
Tags