Siria dërgon forca të reja ushtarake në Dejrul-Zur
Ushtria e Sirisë ka dërguar forca të reja ushtarake në rajonin Bu Kamal në juglindje të provincës Dejrul-Zur të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ushtria e Sirisë për të parandaluar depërtimin përsëri të terroristëve të grupit ISIS në këtë rajon, ka marrë masa për forcimin e pozicioneve përgjatë brigjeve të lumit Eufrat në rrethinën e rajonit Bu Kamal.
Lëvizjet e reja të ushtrisë së Sirisë në lindje të këtij vendi bëhen njëkohësisht me luftimet e kurdëve sirianë me terroristët e ISIS.
Ushtria e Sirisë dhe forcat aleate të saj në Boshtin e Rezistencës në vitin 2017 kanë çliruar rajonin Bu Kamal nga pushtimi i terroristëve të ISIS i cili konsiderohej si bastioni i fundit i këtij grupi terrorist në lindje të Sirisë.
Ky qytet ndodhet në zonat kufitare të Sirisë me Irakun.