Ushtria e regjimit sionist plagos katër palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83098-ushtria_e_regjimit_sionist_plagos_katër_palestinezë
4 palestinezë janë plagosur nga forcat ushtarake të regjimit sionist në veriperëndim të Ramallahut në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 19, 2018 13:48 Europe/Tirane
  • Ushtria e regjimit sionist plagos katër palestinezë

4 palestinezë janë plagosur nga forcat ushtarake të regjimit sionist në veriperëndim të Ramallahut në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në mbrëmje kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti palestinezë në afërsi të fshatit Dejr Abu Mash'al në Ramallah ku si pasojë katër palestinezë janë plagosur dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Në valën e re të sulmeve të forcave të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që ka filluar nga e diele e kaluar, të paktën 14 palestinezë janë vrarë dhe mbi 30 persona të tjerë janë plagosur.