Ushtria siriane spastron tërësisht rajonin jugor të Suvejdas
Komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Sirisë ka deklaruar se pas spastrimit të lartësive “Al-Safa” në provincën Suvejda, zona jugore e kësaj province është spastruar tërësisht nga prania e elementëve të grupit terrorist ISIS.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se komanda e përgjithshme e forcave të armatosura të Sirisë me anë të një deklarate, ka theksuar: “Pas kryerjes së një varg operacioneve ushtarake në lartësitë “Al-Safa”, forcat qeveritare janë dislokuar plotësisht në këtë rajon dhe në këtë mënyrë 380 km të rajonit shkretinor në jug të provincës Suvejda janë spastruar tërësisht nga prania e elementëve terroriste”.
Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet: “Ushtria e Sirisë ka shtrirë bazat dhe ka dislokuar forcat e saj përgjatë kufijve lindor të provincës Suvejda për të mos lejuar depërtimin e forcave terroriste në fshatrat rreth dhe kështu të mbyllen rrugët për arratisjen e terroristëve të ISIS në rajonet shkretinore”.