Vriten 12 terrorist  gjatë operacioneve të ushtrisë së Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83188-vriten_12_terrorist_gjatë_operacioneve_të_ushtrisë_së_egjiptit
Autoritetet egjiptiane të sigurisë kanë njoftuar për vrasjen e 12 terroristëve gjatë operacionit të ushtrisë së këtij vendi në Sinain Verior.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 22, 2018 13:25 Europe/Tirane
  • Vriten 12 terrorist  gjatë operacioneve të ushtrisë së Egjiptit

Autoritetet egjiptiane të sigurisë kanë njoftuar për vrasjen e 12 terroristëve gjatë operacionit të ushtrisë së këtij vendi në Sinain Verior.

Kanali televiziv Al Hadeth raportoi se autoritetet egjiptiane të sigurisë të enjten kanë deklaruar se 12 persona anëtarë të grupeve terroriste janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë së këtij vendi në qytetin Al-Arish në veri të provincës Sinai Verior.

Ushtria e Egjiptit me pjesëmarrjen e forcave policore të këtij vendi që nga muaji shkurt i vitit 2018, kanë filluar operacionet e quajtura “Sina 2018” me qëllim të dëbimit të terroristëve nga provinca Sinai Verior.

Dega egjiptiane e grupit terrorist ISIS ka filluar aktivitetin e saj në provincën Sinai Verior dhe ka krijuar pasiguri dhe dhunë në këtë rajon.