Përfaqësuesi i OKB takohet me funksionarët jemenas në Sana
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83218-përfaqësuesi_i_okb_takohet_me_funksionarët_jemenas_në_sana
Përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit në takim me Mahdi Al-Mashat, kryetari e këshillit të lartë politik të Jemenit në Sana, ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në këtë vend dhe për rifillimin e negociatave për paqe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2018 10:44 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB takohet me funksionarët jemenas në Sana

Përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit në takim me Mahdi Al-Mashat, kryetari e këshillit të lartë politik të Jemenit në Sana, ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në këtë vend dhe për rifillimin e negociatave për paqe.

Kanali televiziv Al Menar raportoi se Martin Griffiths, përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit, në takim me Mahdi Al-Mashat gjithashtu ka biseduar edhe për pengesat e dërgimit të ndihmave humanitare në portin Al-Hudejdah dhe nevojën e rihapjes së porteve dhe aeroporteve të Jemenit duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Sanas.

Abdulmalik Badrudin Al-Huthi, lideri i lëvizjes Ansarullah, të enjten në takim me Martin Griffiths, ka biseduar në lidhje me çështjet dhe problemet e popullit të Jemenit të cilat janë shtuar për shkak të agresionit ushtarak të koalicionit saudit kundër Jemenit.

Griffiths të premten e kaluar në mbledhjen e KS të OKB, kishte deklaruar se po bënë përpjekje që deri në fund të këtij viti të organizohen negociatat për paqe në Jemen kësaj radhe në Suedi.