Përfundon konferenca e negociatave për paqe në Siri “Astana-11”
21 vendet pjesëmarrëse në negociatat për paqe në Siri “Astana-11” që kanë filluar dje (të mërkurën) në Astana të Kazakistanit, sot në fund të kësaj konference theksuan mbështetjen ndaj palëve siriane për t’i përshpejtuar përpjekjet për formimin e “Komitetit të Kushtetutës së Sirisë” në Gjenevë në kohën sa më të shkurt.
Kjo konferencë e cila ka filluar që nga dje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, delegacionit të dërguar nga qeveria e Sirisë, delegacionit të opozitarëve sirianë si dhe të Steffane de Mistura, të dërguarit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë, sot (të enjten) i dha fund punimeve të saj.
Steffan de Mistura në deklaratën e tij ka bërë të ditur se nuk është arritur ndonjë progres i madh në këtë konferencë për formimin e komisionit e kushtetutës së Sirisë dhe ka shprehur keqardhje për këtë ndërsa ka shtuar: “Pjesëmarrësit në këtë konferencë nuk arritën t’i japin fund stagnimit të përpjekjeve për formimin e këtij komitetit”.
Sipas De Misturas, ky raund i negociatave të Astanasë, është raundi i dytë i negociatave në vitin 2018.
De Mistura negociatat e raundit “Astana-11” e vlerësoi si një rast të humbur për popullin e Sirisë dhe tha se pjesëmarrësit nuk kanë arritur të shfrytëzojnë këtë rast për të përshpejtuar përpjekjet për formimin e komitetit të kushtetutës së re ku sirianët do ta administrojnë atë nën mbikëqyrjen e OKB.
Khejrat Abdurrahmanov, ministri i jashtëm i Kazakistanit, ka lexuar deklaratën përfundimtare të negociatave dyditore të Astanasë-11.
Sipas deklaratës përfundimtarëve të vendeve garantuese të armëpushimit (Irani, Rusia dhe Turqia) duke shprehur shqetësim për shkeljen e armëpushimit në provincën Idlib të Sirisë, kanë rënë dakord që të shtojnë përpjekjet e përbashkëta për të mbikëqyrë armëpushimin në këtë provincë.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë gjithashtu kanë theksuar ruajtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe pavarësisë së Sirisë si dhe vazhdimin e luftës kundër ISIS, kundër Frontit Nusre dhe kundër atyre që janë në listën e grupeve terroriste të KS të OKB.
Në deklaratën përfundimtare gjithashtu thuhet: “Vendet garantuese të armëpushimit duke shqyrtuar situatën frontale dhe zhvillimet e fundit në Siri, kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimet trepalëshe dhe të marrin qëndrime të përbashkëta përball grupeve separatiste të cilët rrezikojnë sigurinë kombëtare të vendeve fqinjë të Sirisë”.
Vendet garantuese të armëpushimit në Siri gjithashtu kanë rënë dakord në lidhje me nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Soçit në zonat me reduktim të tensioneve në Idlib.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë.
Vendet garantuese gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e misionit të qendrës së përbashkët koordinuese mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit për ruajtjen e armëpushimit në Idlib me qëllim të luftës kundër terrorizmit.
Vendet pjesëmarrëse në konferencën “Astana-11” duke mirëpritur operacionet e shkëmbimit të të burgosurve mes qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve të armatosur që ndodhi më 24 nëntor, e vlerësuan atë si një hap në kuadër të rritjes së mirëbesimit mes të dy palëve.
Vendet garantuese të armëpushimit në Siri gjithashtu kanë theksuar nevojën për krijimin e rrethanave për kthimin e sigurt dhe vullnetar të të gjithë refugjatëve sirianë në vendin e tyre dhe deklaruan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me UNHCR-në për organizimin e në konference ndërkombëtare për shqyrtimin e çështjes së kthimit të refugjatëve sirianë në vendin e tyre.