Partitë izraelite bëjnë përpjekje për rrëzimin e qeverisë Netanjahu
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83527-partitë_izraelite_bëjnë_përpjekje_për_rrëzimin_e_qeverisë_netanjahu
Dy liderët të partive opozitare të qeverisë së Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, kanë theksuar rrëzimin njëherë e përgjithmonë të qeverisë së tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2018 09:29 Europe/Tirane
  • Partitë izraelite bëjnë përpjekje për rrëzimin e qeverisë Netanjahu

Dy liderët të partive opozitare të qeverisë së Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, kanë theksuar rrëzimin njëherë e përgjithmonë të qeverisë së tij.

Burimet sioniste njoftuan se Tzipi Livni, liderja e opozitarëve të qeverisë së regjimit sionist, të shtunën ka deklaruar se duke marrë parasysh shtimin e dosjeve për korrupsion ndaj Netanjahut, kanë filluar veprimet operative për rrëzimin e qeverisë së tij.

Ndërkohë Avy Gabay, lideri i partisë së punës së regjimit sionist, gjithashtu ka kundërshtuar hyrjen e një kabinet qeveritar të drejtuar nga Netanjahu dhe ka deklaruar: "Vendimet për rrëzimin e kabinetit qeveritar të Izraelit duhet të jenë rrënjësore dhe në përmasa serioze".

Më parë edhe Ehud Barak, ish-kryeministri i regjimit sionist, ka deklaruar se synon që me ndihmën e Moshe Ya'alon, ish-ministrit të luftës dhe Tzipi Livni, ish-ministres së jashtme të regjimit sionist, të formojë një koalicion kundër Beniamin Netanjahut.