Përpjekje për t'i dhënë fund luftës kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83597-përpjekje_për_t'i_dhënë_fund_luftës_kundër_jemenit
Delegacioni kombëtar jemenas në negociatat e paqes tha se duhet të bëhen përpjekje për të vendosur paqen, për të hequr rrethimin dhe për t'i dhënë fund luftës kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2018 16:24 Europe/Tirane
  • Përpjekje për t'i dhënë fund luftës kundër Jemenit

Delegacioni kombëtar jemenas në negociatat e paqes tha se duhet të bëhen përpjekje për të vendosur paqen, për të hequr rrethimin dhe për t'i dhënë fund luftës kundër Jemenit.

Delegacioni negociator i Jemenit udhëtoi të shtunën në Kuvajt me një aeroplan kuvajtian për të marrë pjesë në bisedimet e paqes të planifikuara për t'u zhvilluar në Suedi. Ministri i transportit në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit ka deklaruar dje se aeroporti ndërkombëtar i Sanas është përgatitur për rihapje. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Zekeria Al-Shami, ministri i transportit në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit, gjatë vizitës që zhvilloi në aeroportin ndërkombëtar të Sanas, bëri të ditur përgatitjen teknike të këtij aeroporti në përputhje me kërkesat e Organizatës Ndërkombëtare për Transport Ajror, për rifillimin e fluturimeve të brendshme dhe rifillimin e fluturimeve të avionëve të OKB dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare.