Delegacioni jemenas dhe Griffiths shkojnë në Suedi
Delegacioni përfaqësues i lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe Martin Griffiths përfaqësuesi i OKB për Jemenin, kanë shkuar në Stokholm për të marrë pjesë në takimin mes palëve jemenase për paqen në vend.
Raundi i ri i bisedimeve për paqen në Jemen, nis ditën e enjte në Suedi. Më herët bisedimet ishin parashikuar të mbaheshin më 6 shtator nën kryesinë e Martin Griffiths në Gjenevë mirëpo koalicioni agresor saudit ka penguar mbajtjen e këtij takimi. Muhamed Abdul’selam negociator i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë: Delegacioni jemenas do të bëjë të gjitha përpjekjet e tij që bisedimet të kenë rezultat dhe në Jemen të vendoset paqja, të përfundojë lufta dhe të eliminohet embargoja totale. Bisedimet që janë organizuar deri më tani për zgjidhjen e krizës në Jemen, shumë herë janë sabotuar nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.