Mash'al: Rezistenca është shtylla e luftës së popullit të Palestinës
Ish-shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës theksoi se rezistenca është shtyllë e luftës së popullit të Palestinës dhe administrimi i rezistencës dhe taktikat e saj duke përfshirë edhe përballjen me armikun sionist edhe qetësimin e situatës, ka nevojë për marrëveshje dhe konsensuse kombëtar.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Khalid Mash'al të martën në një konferencë në Universitetin Islamik në Gaza ka deklaruar se me sakrificën e forcave të Rezistencës, Gaza ka një pozitë të veçantë dhe pavarësisht pabarazisë së forcës, Rezistenca është shndërruar në një rival serioze për armikun sionist.
Ish-shefi i zyrës politike të Hamas, tha: "Pa rezistencë dhe pa shfrytëzuar të gjitha kartat e forcës, nuk është e mundur të çlirohet Kodsi i shenjtë dhe as të rimerren të drejtat e palestinezëve, për arsye se Palestina është nën pushtim dhe rezistenca është një opsion strategjik dhe pa atë nuk mund të çlirohet Palestina dhe as vendet e shenjta të saj".