Hamas: Rezoluta anti-palestineze, ishte kundërpërgjigje e fortë ndaj Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83667-hamas_rezoluta_anti_palestineze_ishte_kundërpërgjigje_e_fortë_ndaj_trump
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se refuzimi i rezolutës anti-palestineze të Amerikës në AP të OKB, tregon legjitimitetin e idealit të Palestinës dhe paraqet një dështim tjetër për administratën e Amerikës.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 07, 2018 09:05 Europe/Tirane
  • Hamas: Rezoluta anti-palestineze, ishte kundërpërgjigje e fortë ndaj Trump

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se refuzimi i rezolutës anti-palestineze të Amerikës në AP të OKB, tregon legjitimitetin e idealit të Palestinës dhe paraqet një dështim tjetër për administratën e Amerikës.  

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Feuzi Barhum, zëdhënësi i Hamasit, të premten me në të një deklarate, ka vlerësuar lartë përpjekjet e vendeve palëve të ndryshme për ta kundërshtuar miratimin e rezolutës amerikane kundër Hamas dhe grupe të Rezistencës së Palestinës dhe deklaroi: “Këto përpjekje tregojnë mbështetje ndaj vërtetësisë së idealit të popullit të Palestinës”. Administrata e Amerikës të enjten është munduar në AP të OKB të miratojë një projektrezolutë për të dënuar veprimet e Hamasit kundër sionistëve, mirëpo kjo rezolutë nuk arriti të mare dy të tretën e votave në AP të OKB.

Pas refuzimit të kësaj rezolute, Irlanda ka paraqitur një projektrezolutë tjetër në të cilën është theksuar nevoja për t’i dhënë fund politikës pushtuese dhe kolonive sioniste të regjimit sionist.