Koalicioni amerikan pohon bombardimin e spitalit në Haxhin të Sirisë
(last modified Tue, 11 Dec 2018 14:15:59 GMT )
Dhjetor 11, 2018 15:15 Europe/Tirane
  • Koalicioni amerikan pohon bombardimin e spitalit në Haxhin të Sirisë

Koalicioni ndërkombëtar i Amerikës ka lëshuar një deklaratë në të cilën pohohen se ka bombarduar spitalin e qytetit Haxhin në provincën Dejrul-Zur të Sirisë.  

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikën në këtë deklaratë për të arsyetuar sulmit e vet ndaj objektivave civile në Siri, pretendoi: "Elementët e grupit terrorist ISIS kanë përdorur këtë spital për të sulmuar koalicionin e Amerikës dhe me këtë veprim, spitali në fjalë ka dalë nga zonat e mbështetura me marrëveshjen e Gjenevës"

Avionët luftarakë të Amerikës të premten në mbrëmje kanë bombarduar spitalin në qytetin Haxhin të provincës Dejrul-Zur në lindje të Sirisë dhe kanë shkatërruar tërësisht atë.

Avionët luftarakë të Amerikës shumë herë me pretekst të luftës kundër terroristëve të ISIS, kanë bombarduar vendbanimeve civile në rajone të ndryshme të provincës Dejrul-Zur në Siri ku si pasojë janë vrarë dhe masakruar civilët sirianë. Koalicioni amerikan në disa prej këtyre sulmeve gjithashtu ka përdorur edhe bomba fosforike.

Tags