Kryeministri irakian reagon ndaj sanksioneve amerikane kundër Iranit
Dhjetor 12, 2018 06:09 Europe/Tirane
Kryeministri i Irakut ka mbajtur qëndrim kundrejt sanksioneve amerikane kundër Iranit.
Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut në reagimin e tij ndaj sanksioneve amerikane kundër Iranit ka thënë se Iraku nuk është pjesë e sanksioneve amerikane kundër Iranit. Pas takimit të kabinetit qeveritar, kryeministri irakian ka thënë: Ne edhe një herë shpallim qëndrimin tonë lidhur me sanksionet amerikane kundër Iranit, Iraku nuk është pjesë e këtyre sanksioneve. Ndërkohë sipas lajmeve thuhet se Iraku ka dërguar një delegacion në Uashington për të diskutuar rreth përjashtimit të këtij vendi nga sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit.
Tags