Abdul’selam: prania e forcave të huaja në Jemen, e pajustifikueshme
Kryetar i delegacionit negociator jemenas në negociatat e paqes në Suedi, ka thënë se prania e forcave të huaja në Jemen është e pajustifikueshme.
Muhamed Abdul’selam pasi theksoi në zgjidhjen e krizës së Jemenit me anë të bisedimeve politike, shtoi se prania e forcave të huaja në Jemen bie ndesh me kushtetutën dhe me rezolutat e KS të OKB. Kryengeociatiori përfaqësues i lëvizjes Ansarullah ndër të tjera shtoi se delegacioni jemenas pret nga bisedimet e Suedisë, rrugëzgjidhje konkrete për zgjidhjen e problemeve të popullit jemenas. Kur kanë kaluar disa ditë nga nisja e bisedimeve të paqes për Jemenin në Suedi, deri tani nuk është vënë re ndonjë rezultat konkret. Raundi i katërt i bisedimeve të paqes për Jemenin ka nisur më 6 dhjetor në Suedi në prani të Martin Griffiths përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB për Jemenin. Bisedimet e mëparshme të palëve jemenase për zgjidhjen e krizës në Jemen, kanë dështuar për shkak të sabotimeve të Arabisë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit