7 varre masive zbulohen në Deir Al-Zur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83816-7_varre_masive_zbulohen_në_deir_al_zur
Autoritetet siriane zbuluan shtatë varre masive që përmbajnë qindra trupa të paidentifikuara në zonën el-Bukamal një nga fshatrat e provincës Deir Al-Zur, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2018 15:04 Europe/Tirane
  • 7 varre masive zbulohen në Deir Al-Zur

Autoritetet siriane zbuluan shtatë varre masive që përmbajnë qindra trupa të paidentifikuara në zonën el-Bukamal një nga fshatrat e provincës Deir Al-Zur, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA.

Gazetari SANA-s në Deir Al-Zur tha se gjatë operacioneve të spastrimit në fshatin perëndimor të al-Bukamalit, autoritetet gjetën shtatë varre masive që përmbajnë qindra trupa që u përkisnin personave të paidentifikuar të cilët ishin vrarë nga terroristët e ISIS kur ata kontrollonin atë zonë. Gazetari shtoi se ekipet e Mbrojtjes Civile dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane deri tani kanë nxjerrë 101 trupa, shumë prej të cilëve duket se janë torturuar dhe keqtrajtuar para se të vriten, duke sqaruar se po punohet për të nxjerrë më shumë trupa.