Asad thotë se rindërtimi i Sirisë kushton 400 miliardë dollarë
(last modified Fri, 14 Dec 2018 19:03:50 GMT )
Dhjetor 14, 2018 20:03 Europe/Tirane
  • Asad thotë se rindërtimi i Sirisë kushton 400 miliardë dollarë

Presidenti i Sirisë Bashar Asad parashikon se rindërtimi i Sirisë do të kushtojë rreth 400 miliardë dollarë, ka thënë zëvendës kryeministri rus, Yuri Borisov pas takimit me kreun e shtetit sirian.

Zyra e Borisov tha të enjten se diplomati kishte diskutuar të enjten bashkëpunimin për industrinë, mjekësinë dhe energjinë me Asadin në Damask, pasi lufta disa vjeçare kundër terroristëve të mbështetur nga jashtë arriti fundin e saj. "Gama e pyetjeve të diskutuara me udhëheqësin sirian përfshinte çështjet politike, pjesëmarrjen e Rusisë në rindërtimin e Sirisë dhe rivendosjen e jetës në normalitet, dhe bashkëpunimin në industri, mjekësi, energji dhe degë të tjera të ekonomisë", tha zyra e Borisov. Siria ka qenë në gjendje të mposhtë ISIS-in dhe grupe të tjera terroriste me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, si dhe lëvizjen libaneze të rezistencës Hezbollah. Lufta, e cila filloi në mars 2011, ka vrarë qindra mijëra sirianë dhe ka larguar nga shtëpitë e tyre milionë vetë, duke shkatërruar shumicën e infrastrukturës dhe kapacitetit industrial të vendit.

 

Tags