De Mistura takohet me autoritetet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83882-de_mistura_takohet_me_autoritetet_e_iranit_rusisë_dhe_turqisë
Stefan De Mistura përfaqësuesi special i OKB për Sirinë, do të takohet me autoritetet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë për të diskutuar mbi krizën në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2018 06:09 Europe/Tirane
  • De Mistura takohet me autoritetet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë

Stefan De Mistura përfaqësuesi special i OKB për Sirinë, do të takohet me autoritetet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë për të diskutuar mbi krizën në Siri.

OKB në një njoftim të saj bëri të ditur se De Mistura do të takohet javën e ardhshme me autoritetet e tre vendeve. Takimet do të përqendrohen në formimin e komitetit për hartimin e kushtetutës së Sirisë dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Më 20 dhjetor përfaqësuesi i OKB për Sirinë pritet të takohet me anëtarët e KS të OKB.