Australia njeh Kodsin si kryeqytet të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83886-australia_njeh_kodsin_si_kryeqytet_të_izraelit
Në kuadër të mbështetjes së qeverisë australiane për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, ajo ka njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Australia njeh Kodsin si kryeqytet të Izraelit

Në kuadër të mbështetjes së qeverisë australiane për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, ajo ka njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.

Kryeministri australian, Scott Morrison konfirmoi vendimin e qeverisë së tij për të njohur Kodsin Perëndimor si kryeqytet të regjimit sionist. Gjithsesi, ai njoftoi gjithashtu se Ambasada e Australisë nuk do të zhvendoset nga Tel Avivi, siç bënë Shtetet e Bashkuara, derisa një marrëveshje paqeje të jetë arritur. Mbi presidentin Donald Trump ranë kritika nga e gjithë bota vitin e kaluar, kur ai përmbysi një politikë të jashtme amerikane prej dekadash të pandryshueshme, duke njohur qytetin antik si kryeqytet të Izraelit. Pas atij vendimi, Ambasada e SHBA-ve u zhvendos nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë, në një ceremoni të zhvilluar në muajin maj.