Caktohet afati i vendosjes së armëpushimit në Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83914-caktohet_afati_i_vendosjes_së_armëpushimit_në_hudejda
18 dhjetori është data e zbatimit të armëpushimit në qytetin port Hudejda në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 06:14 Europe/Tirane
  • Caktohet afati i vendosjes së armëpushimit në Hudejda

18 dhjetori është data e zbatimit të armëpushimit në qytetin port Hudejda në Jemen.

Lajmi bëhet i ditur nga Muhamed Ali Houthi, kryetar i komitetit të lartë të revolucionit në Jemen i cili në një mesazh të tij ka thënë: Nga Martin Griffiths, i dërguari special i OKB për Jemenin, kam marrë një letër në bazë të së cilës 18 dhjetori është caktuar si data e nisjes së armëpushimit në Hudejda. Kjo datë caktohet në kohën kur koalicioni agresor saudit në 24 orët e para pas negociatave të Stokholmit, ka bombarduar 21 herë rajonet e ndryshme të Jemenit. Sipas kanalit televiziv Al-Masira, Jahja Sari'a, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ka deklaruar se pas përfundimit të negociatave për paqe në Jemen që u zhvilluan në Stokholm të Suedisë, sulmet ushtarake të Arabisë Saudite janë shtuar edhe më tepër kundër Jemenit. Ai në lidhje me këtë gjithashtu ka theksuar se këto sulem ajrore janë kryer në të njëjtën kohë me sulmet e gjera artilerike në rajonet dhe vendbanimet civile të Jemenit.