Doha-2018: Revoltë e Katarit kundër Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83919-doha_2018_revoltë_e_katarit_kundër_arabisë_saudite
Vetëm një javë nga përfundimi i takimit të 39-të të krerëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, në Doha është mbajtur një takim ndërkombëtar me praninë e personaliteteve dhe funksionarëve të lartë, si Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 06:14 Europe/Tirane
  • Doha-2018: Revoltë e Katarit kundër Arabisë Saudite

Vetëm një javë nga përfundimi i takimit të 39-të të krerëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, në Doha është mbajtur një takim ndërkombëtar me praninë e personaliteteve dhe funksionarëve të lartë, si Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.  

Doha-2018 është një takim ndërkombëtar që organizohet për 2 ditë dhe që tregon vullnetin serioz të Katarit për tu përballur me prirjet hegjemoniste të Arabisë Saudite në botën arabe. Një prej pikave është niveli i pjesëmarrjes së personaliteteve në takimin e javës së kaluar në Riad të Arabisë Saudite dhe në Doha të Katarit. Në takimin e krerëve të Këshillit të Bashkëpunimit të gjirit Persik që u mbajt më 9 dhjetor në Riad kryeqytetin e Arabisë Saudite, ishin të pranishëm krerët e Arabisë Saudite, Kuvajtit, Bahrejnit dhe munguan krerët e Katarit, Omanit dhe Emirateve. Me fjalë të tjera niveli i pjesëmarrjes në këtë takim ishte në nivelin më të ulët dhe për këtë shkak u përhapën lajmet mbi mundësinë e shpërbërjes së Këshillit për Bashkëpunim të gjirit Persik. Sa i përket takimit të Riadit mund të thuhet se Katari ka dalë fitues i përballjes me Arabinë Saudite. Në takimin Doha-2018 niveli i pjesëmarrjes është nivel i lartë dhe përveç ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, kanë marrë pjesë personalitete si Antonio Gutterres sekretari i përgjithshëm i OKB, Maria Fernanda Espinoza Garez kryetar i Asamblesë së Përgjithshëm të OKB, ministrat e jashtëm të Turqisë, Japonisë, Omani dhe zv/ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe për çështjet e Lindjes së Mesme dhe Nadia Moraf fituese e çmimit nobel. Në këtë mënyrë mund të thuhet se Katari në organizimin e takimeve të tilla ndërkombëtare ka dalë shumë më i suksesshëm sesa Arabia Saudite, vend i cili aktualisht po përballet me presion të gjerë botëror. Me të tillë takime, Doha i ka treguar Riadit se pjesëmarrja në takimin e krerëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, për Katarin nuk kishte rëndësi. Një tjetër pikë e fortë e takimit Doha-2018 është fjalimi i mbajtur nga emiri dhe ministri i jashtëm i katërt. Sheik Tamim bin Hamd Al Thani, emir i Katarit edhe një herë parashtroi qëndrimet e vendit të tij lidhur me tensionin e krijuar me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Emiratet dhe Egjiptin dhe theksoi se rruga për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe mos ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ndërkohë deklarata e ministrit të jashtëm të Katarit, Muhamed bin Abdul’rahman Al Thani, është konsideruar një lloj revolte ndaj Arabisë Saudite. Ministri i jashtëm i Katarit ka kritikuar veprimtarinë e Këshillit të Bashkëpunimit të gjirit Persik dhe atë e ka cilësuar një këshill të dështuar dhe për këtë ka kërkuar rishikimin e statusit të kësaj aleance rajonale. Ai qartazi është shprehur se Këshilli i Bashkëpunimit të gjirit Persik për shkak të mosmarrëveshjeve dhe krizës së krijuar mes Dohas dhe fqinjëve të saj në gjirin Persik është dobësuar. Edhe pse emiri dhe ministri i jashtëm i Katarit në fjalimet e tyre nuk kanë përmendur Arabinë Saudite, mirëpo kodet e përdorura prej tyre qartazi sinjalizojnë Riadin sidomos në kohën kur ministri i jashtëm i Katarit ka kërkuar rikthimin e marrëdhënieve nën kushtet e sovranitetit. Me anë të deklaratave të emirit dhe ministrit të jashtëm të Katarit lihet të kuptohet se Katarit pas daljes së tij nga OPEC pritet të dalë edhe nga Këshilli i Bashkëpunimit të gjirit Persik me qëllim që të ndërpriten të gjitha rrugët e ndërhyrjes dhe influencës së Riadit në Arabinë Saudite.