Koalicioni amerikan bombardon xhaminë në qytetin Haxhin të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83925-koalicioni_amerikan_bombardon_xhaminë_në_qytetin_haxhin_të_sirisë
Koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Amerika ka bombarduar një xhami në qytetin Haxhin në provincën Dejrul-Zur në lindje të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 13:13 Europe/Tirane
  • Koalicioni amerikan bombardon xhaminë në qytetin Haxhin të Sirisë

Koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Amerika ka bombarduar një xhami në qytetin Haxhin në provincën Dejrul-Zur në lindje të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ushtria e Amerikës pretendoi se bombardimi dhe shkatërrimi i xhamisë në qytetin Haxhin, është bërë me qëllim të luftës kundër grupit terrorist ISIS.

Avionët luftarakë të koalicionit amerikan të premten në mbrëmje më 7 dhjetor kanë bombarduar edhe një spital në qytetin Haxhin.

Avionët luftarak të koalicionit amerikan gjatë javëve të fundit disa herë kanë bombarduar vendbanime civile në rajonet e ndryshme të provincës Dejrul-Zur duke përfshirë edhe qytetin Haxhin.

Koalicioni amerikan në disa prej këtyre sulmeve ka përdorur bomba të ndaluar me përmbajtje fosforike.