Nis armëpushimi në Hudejda
Prej orës 00:01 të ditës së martë, në Hudejda të Jemeni ka nisur armëpushimi për të cilën palët janë dakorduar në negociatat e Suedisë.
Martin Griffiths përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, pasi bëri të ditur lajmi tha se komiteti koordinativ për zbatimin e armëpushimit është duke u formuar. Me gjithë akordin e arritur mes palëve jemenase, Arabia Saudite ditën e hënë ka bombarduar të paktën 3 herë zona të ndryshme të qytetit port Hudejda. Armëpushimi i vendosur në qytetit Hudejda është mirëpritur nga Muhamed Ali al-Houthi kryetar i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit. Negociatat e Suedisë u mbajtën më 6-14 dhjetor nën drejtimin e OKB. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.