Arabia saudite shkelëse e akordit të Suedisë
Kur kanë kaluar 5 ditë nga akordi i arritur mes grupeve jemenase në Suedi, Arabia Saudite dhe koalicioni që ajo drejton ka shkelur akorduarin duke sulmuar Jemenin. Negociatat e Suedisë u mbajtën më 6-14 dhjetor nën drejtimin e OKB.
Një prej pikave më të rëndësishme të akordit të arritur mes palëve jemenase në Suedi dhe të deklaruar nga Martin Griffiths i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për Jemenin, është armëpushimi në Hudejda, qytet port më i rëndësishëm i Jemenit që luan rol të madh në futjen e ndihmave humanitare në Jemen. Mirëpo kur kaluan 24 orë nga shpallja e akordit për armëpushim, Arabia Saudite ka bombarduar të paktën 21 herë qytetin port Hudejda dhe 26 herë zona të tjera të Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Si pasojë e sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Jemenit në dy ditët e kaluara, janë vrarë 4 persona në mes tyre edhe dy fëmijë dhe janë plagosur disa të tjerë. Forcat mercenare saudite gjithashtu kanë sulmuar me artileri dhe predha rajone të ndryshme të Jemenit. Vazhdimi i sulmeve ajrore dhe artilerike të koalicionit saudit kundër Jemenit po bëhet në kohën kur përfaqësuesit e qeverisë për shpëtimin kombëtar dhe të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi, në raundin e katërt të negociatave për paqe në Stokholm të Suedisë kanë arritur marrëveshje për armëpushim. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka deklaruar se koalicioni agresor saudit në 24 orët e para pas negociatave të Stokholmit, ka bombarduar 21 herë rajonet e ndryshme të Jemenit. Jahja Sari'a, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ka deklaruar se pas përfundimit të negociatave për paqe në Jemen që u zhvilluan në Stokholm të Suedisë, sulmet ushtarake të Arabisë Saudite janë shtuar edhe më tepër kundër Jemenit. Ai në lidhje me këtë gjithashtu ka theksuar se këto sulem ajrore janë kryer në të njëjtën kohë me sulmet e gjera artilerike në rajonet dhe vendbanimet civile të Jemenit.