Armëpushimi në Jemen prishet pak kohë pas hyrjes në fuqi
Armëpushimi në luftën e Jemenit u prish pak minuta pas hyrjes në fuqi, pasi avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë fluturuar mbi qiellin e qytetit Hudejda.
Kanali Al Masira njoftoi se ky veprim i Arabisë Saudite konsiderohet agresion dhe shkelje e marrëveshjes për armëpushim.
Palët ndërluftuese kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi që do të zbatohej në qytetin port të Hudejdes, nisur nga sot në mesnatë, sipas kohës lokale.
Por, ka njoftime për përplasje sporadike midis forcave të ushtrisë jemenase dhe forcave mercenarëve saudit në qytet, i cili është një rrugë jetike për ndihma.
Marrëveshja për armëpushim është arritur javën e kaluar në bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara, që janë mbajtur në Suedi.