Presidenti i Irakut viziton Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84026-presidenti_i_irakut_viziton_sirinë
Kanali televiziv "Afak" i Irakut njoftoi se presidenti i Irakut, Barham Saleh në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Sirinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2018 08:46 Europe/Tirane
  • Presidenti i Irakut viziton Sirinë

Kanali televiziv "Afak" i Irakut njoftoi se presidenti i Irakut, Barham Saleh në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Sirinë.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar kanalin televiziv "Afak", bëri të ditur se presidenti i Irakut gjatë disa ditëve të ardhshme për herë të parë që nga fillimi i krizës në Siri, do të zhvillojë një vizitë në Siri.

Bahrham Saleh gjatë vizitës në Damask, do të takohet me Bashar Asad, presidentin e Sirisë dhe do të bisedojë për çështje të ndryshme në marrëdhëniet bilaterale.

Bashar Asad ditë më parë në Damask ka pritur edhe Omar Al-Bashir, presidentin e Sudanit.

Fillimi i vizitës së liderëve dhe funksionarëve të lartë të vendeve arabe në Siri, tregon dështimin e planit dhe politikës së Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Sirisë dhe për rrëzimin e presidentit sirian Bashar Asad.