Presidenti i Irakut viziton Sirinë
Kanali televiziv "Afak" i Irakut njoftoi se presidenti i Irakut, Barham Saleh në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Sirinë.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar kanalin televiziv "Afak", bëri të ditur se presidenti i Irakut gjatë disa ditëve të ardhshme për herë të parë që nga fillimi i krizës në Siri, do të zhvillojë një vizitë në Siri.
Bahrham Saleh gjatë vizitës në Damask, do të takohet me Bashar Asad, presidentin e Sirisë dhe do të bisedojë për çështje të ndryshme në marrëdhëniet bilaterale.
Bashar Asad ditë më parë në Damask ka pritur edhe Omar Al-Bashir, presidentin e Sudanit.
Fillimi i vizitës së liderëve dhe funksionarëve të lartë të vendeve arabe në Siri, tregon dështimin e planit dhe politikës së Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Sirisë dhe për rrëzimin e presidentit sirian Bashar Asad.