Kamionët me pajisje ushtarake të Amerikës largohen nga Siria
Pas vendimit të presidentit amerikan për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Siria, me qindra kamionë me pajisje ushtarake të Amerikës janë larguar nga Siria.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se me qindra kamionë me pajisje ushtarake të Amerikës të enjten janë larguar nga rajonet nën kontrollin e partisë Uniteti Demokratik i Kurdëve të Sirisë në drejtim të korridorit kufitar Simalka në drejtim të kufirit Irakut dhe Turqisë.
Në ditë më parë pas pretendimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës, si thyerja e grupit terrorist ISIS ishte e vetmja arsye e pranisë ushtarake të Amerikës në Siri, Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se ka filluar procesi i tërheqjes së forcave ushtarake të Amerikës nga Siria.
Vlen të theksohet se Amerika me pretekst të luftës kundër terrorizmit dhe në mënyrë të paligjshme dhe pa aprovimin e qeverisë së Sirisë, ka vendosur praninë e saj ushtarake në këtë vend.
Kjo është në kohën kur Trump gjatë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2006, në mënyrë të hapur ka pohuar se Amerika ka qenë faktori kryesor për krijimin e grupeve terrorist si ISIS në Siri.