Agresorët vazhdojnë të shkelin armëpushimin në Jemen
Zëdhënësi i ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen, ka njoftuar se agresorët dhe mercenarët sauditë kanë vazhduar sulmet e tyre në zonat e banuara nga civilët në qytetin port Hudejda dhe kjo përbën shkelje të armëpushimit.
Jahja Sari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar të paktën 39 herë province të ndryshme duke vrarë dhe plagosur disa civilë. Ai vuri në dukje se forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit me gjithë shkeljen e armëpushimit nga Arabia Saudite, janë të angazhuar të zbatojnë zotimet e tyre për respektimin e armëpushimit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.