Delegacioni i OKB arrin në Jemen për të mbikëqyrë armëpushimin
Shefi i delegacionit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda, ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Adenit në jug të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Irna njoftoi se Patrick Kamiyert, shefi i delegacionit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në Hudejda të Jemenit, ka shkuar në Jemen për të biseduar me përfaqësuesit e lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe më pas do të shkojë në qytetin bregdetar Hudejda në perëndim të Jemenit.
Këshilli i Sigurimit të OKB të premten ka dhënë pëlqimin me vendosjen e delegacionit të OKB në Hudejdah për të mbikëqyrë armëpushimin në këtë qytet dhe pas marrëveshjes së Stokholmit ka lëshuar rezolutën e tij të parë me numër 2451 me shumicë votash me qëllim që të mbështetet armëpushimi në portet e rëndësishme të Jemenit.