Vriten dhe plagosen me dhjetëra mercenarë sauditë
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë kryer një operacion special kundër pozicioneve të mercenarëve të ushtrisë së Arabisë Saudite në perëndim të provincës Meareb dhe kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra mercenarë të ushtrisë saudite.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e përbashkëta jemenase gjithashtu kanë neutralizuar përpjekjet e mercenarëve sauditë për të avancuar në drejtim të kodrave të qytetit Nihem dhe gjatë këtyre operacioneve janë vrarë ose plagosur disa mercenarë sauditë.
Shtabi informativ i luftës së Jemenit gjithashtu ka njoftuar edhe për shkatërrimin e një tanku të mercenarëve saudit i cili është goditur me një raketë dirigjuese të Jemenit në provincën Al Bejda.