Sionistët arrestojnë 6 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84141-sionistët_arrestojnë_6_palestinezë
Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 6 palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 10:54 Europe/Tirane
  • Sionistët arrestojnë 6 palestinezë

Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 6 palestinezë.

Burimet informative palestineze kanë raportuar se 6 palestinezë janë arrestuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist pa u kumtuar kurrfarë akuze kundër tyre.

Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe ditën e enjte dhe të mërkurën kanë kryer një ofensivë të gjerë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor në Lumin Jordan ku janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe kanë arrestuar të paktën 14 palestinezë.

Ndërkohë ish-shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se brigadat "Izudin Kasam" do të lirojnë të gjithë të burgosurit palestinezë që po mbahen në burgjet e regjimit sionist.

Khaled Mash'al ka shtuar: "Rezistenca e Palestinës dhe në krye të saj brigadat "Izudin Kasam" kanë në dispozicion mjete që me shkëmbimin e tyre, do të realizojnë një shkëmbim të ri të të burgosurve palestinezë".