Përfaqësuesi i OKB thekson respektimin e armëpushimit në Hudejda
Kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda të Jemenit, ka theksuar nevojën për respektimin e marrëveshjes së Stokholmit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Patrick Cammaert, kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda, duke theksuar vazhdimin e rrugës së marrëveshjes së Suedisë për vendosjen e armëpushimit në këtë qytet, ka kërkuar seriozitet më të madh nga palët e jemenase të përfshira në zbatimin e armëpushimit.
Më parë Selim Maghlas, një prej anëtarëve të delegacionit të Sanas në negociatat e Suedisë, vuri në dukje shkeljen e gjerë të armëpushimit nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në Al-Hudejdah dhe tha: "Ngjarjet aktuale në këtë qytet vërtetojnë se sauditët nuk po respektojnë armëpushimin".