Përfaqësuesi i OKB thekson respektimin e armëpushimit në Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84199-përfaqësuesi_i_okb_thekson_respektimin_e_armëpushimit_në_hudejda
Kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda të Jemenit, ka theksuar nevojën për respektimin e marrëveshjes së Stokholmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2018 11:46 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB thekson respektimin e armëpushimit në Hudejda

Kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda të Jemenit, ka theksuar nevojën për respektimin e marrëveshjes së Stokholmit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Patrick Cammaert, kryetari i komitetit të OKB për mbikëqyrjen e armëpushimit në qytetin Al-Hudejda, duke theksuar vazhdimin e rrugës së marrëveshjes së Suedisë për vendosjen e armëpushimit në këtë qytet, ka kërkuar seriozitet më të madh nga palët e jemenase të përfshira në zbatimin e armëpushimit.

Më parë Selim Maghlas, një prej anëtarëve të delegacionit të Sanas në negociatat e Suedisë, vuri në dukje shkeljen e gjerë të armëpushimit nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite në Al-Hudejdah dhe tha: "Ngjarjet aktuale në këtë qytet vërtetojnë se sauditët nuk po respektojnë armëpushimin".