Avionët luftarakë saudit sulmojnë provincën Haxhe në Jemen
Avionët luftarakë të regjimi Al Saud në vazhdim të krimeve të tyre kundër popullit të pafajshëm të Jemenit, kanë bombarduar rajonin Hejran në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se sipas mediave jemenase, avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë këtyre sulmeve kanë bombarduar edhe rajone të tjera në provincën Haxhe, sidomos qytetin Hejran ku ishin bombardimet më të përqendruara.
Sipas këtij burimi, siu pasojë e sulmeve agresore të Arabisë Saudite në provincën Haxhe të Jemenit, janë plagosur disa civilë jemenas dhe janë shkaktuar shumë dëme të mëdha materiale në vendbanimet civile.
Ndërkohë Jahja Sari'e, zëdhënësi zyrtar i forcave të armatosura të Jemenit, ditën e martë ka deklaruar: "Mercenarët e koalicionit agresor të Arabisë Saudite po vazhdojnë shkeljen e armëpushimit në qytetin Hudejdah të Jemenit ndërsa avionët luftarakë të këtij koalicioni kanë bombarduar 28 herë rajonet e ndryshme të Jemenit në provincat Meareb, Sana, Al-Xhuf dhe Sa'de".