Përfaqësuesi i Rusisë: Bashar Asad ka popullaritet të gjerë
Përfaqësuesi i presidentit të Rusisë për çështjet e Azisë perëndimore ka thënë se presidenti i Sirisë ka popullaritet të gjerë dhe në zgjedhjet e ardhshme ai do të jetë fitues.
Mikail Bogdanov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë dhe përfaqësues i presidentit rus për çështjet e Azisë perëndimore, pasi theksoi se presidenti sirian Bashar Asad ka popullaritet të madh dhe shumë shanse për fitore në zgjedhjet e ardhshme, mirëpriti hapjen e ambasadave të disa vendeve arabe në Damask. Presidenti i Sirisë shtatë vite më parë në mesin e një grupi qytetarësh të këtij vendi kishte bërë një deklaratë e cila tani po bëhet më e qartë. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se shtatë vite më parë më 26 nëntor të vitit 2011, gati dhjetë muaj pas fillimit të krizës në Siri, Bashar Asad, presidenti i Sirisë, në reagim ndaj veprimeve të vendeve arabe kundër Sirisë bëri një deklaratë të paharruar. Bashar Asad në fjalën e tij para një grupi të qytetarëve në Pallatin Al-Sha’b, deklaroi: “Ai grup i vëllezërve tanë arabë të cilët sot po bëjnë komplote kundër nesh, pas krizës shumë shpejtë ata do t’i shikojmë në Damask të cilët do të vijnë për të kërkuar falje”. Presidenti i Sirisë këtë deklaratë e kishte bërë në përgjigje ndaj një pyetje të bërë në lidhje me qëndrimin e disa shteteve arabe kundër Sirisë dhe kishte thënë: “Këto nuk janë të reja për ne. Ne jemi një popull me origjinë arabe dhe nuk heqim dorë nga arabizmi ynë”.