Ushtria siriane vendos kontrollin mbi digën strategjike Tashrin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84333-ushtria_siriane_vendos_kontrollin_mbi_digën_strategjike_tashrin
Ushtria e Sirisë ka vendosur kontrollin e saj mbi digën e madhe Tashrin të ndërtuar mbi lumin Eufrat në provincën Alepo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2018 05:50 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vendos kontrollin mbi digën strategjike Tashrin

Ushtria e Sirisë ka vendosur kontrollin e saj mbi digën e madhe Tashrin të ndërtuar mbi lumin Eufrat në provincën Alepo.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës ushtria siriane pasi është futur në qytetin Manbixh ka vendosur kontrollin mbi digën Tashrin që ndodhet 33 km në jug të qytetit Manbixh. Diga Tashrin që është pikë strategjike për prodhimin e energjisë elektrike, ka dalë jashtë kontrollit të qeverisë në vitin 2015. Pas kërcënimeve të Turqisë për ndërhyrje në qytetin Manbixh kundër forcave YPG ushtria siriane ka vepruar menjëherë dhe ka vënë nën kontroll rajonin Manbixh.