Iraku: Nuk zbatojmë sanksionet amerikane kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84443-iraku_nuk_zbatojmë_sanksionet_amerikane_kundër_iranit
Ministri i jashtëm i Irakut edhe një herë ka theksuar se vendi i tij nuk do të zbatojë sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2019 05:29 Europe/Tirane
  • Iraku: Nuk zbatojmë sanksionet amerikane kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Irakut edhe një herë ka theksuar se vendi i tij nuk do të zbatojë sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit.

Muhamed Ali al-Hakim, në një konferencë për shtyp tha se sanksionet amerikane kundër Iranit janë të njëanshme dhe jo ndërkombëtare dhe për këtë qeveria irakiane nuk i zbaton ato. Shefi i diplomacisë irakiane tha se janë propozuar rrugë të shumta për të ruajtur kanalet tregtare me Iranin mes tyre përdorimi i monedhës vendase dinar. Vlera e shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Irakut arrin kuotën e 12 miliard dollarëve në vit. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e fundit të tij me Berham Saleh president i Irakut, shpresoi që kuota e shkëmbimeve tregtare të rritet deri në 20 miliard dollarë. Iraku një pjesë të nevojave të tij për energji si gazi dhe energjia elektrike, i plotëson nga Irani. Ministri irakian i energjisë, javën e kaluar bëri të ditur një marrëveshje me ministrinë e energjisë së Iranit për vazhdimin e bashkëpunimit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor.