Nis gjykimi i të dyshuarve në rastin Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84454-nis_gjykimi_i_të_dyshuarve_në_rastin_khashoggi
Në Riad të Arabisë Saudite nisi të enjten gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportoi media shtetërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2019 11:44 Europe/Tirane
  • Nis gjykimi i të dyshuarve në rastin Khashoggi

Në Riad të Arabisë Saudite nisi të enjten gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportoi media shtetërore.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit.

Kashoggi, kritik i Qeverisë saudite, i cili ka jetuar në SHBA, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Prokurorët kanë thënë se ai është vrarë nga një grup agjentësh që ishin dërguar në Stamboll për ta bindur atë që të kthehet në Arabinë Saudite.

Riadi e ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të ekstraduar 18 të dyshuar për gjykim, përfshirë 15 agjentë të dyshuar, të cilët thuhet se kanë shkuar në Stamboll për të kryer vrasjen.

Media shtetërore raportoi se seanca e parë e gjyqit ka nisur dhe se të 11 të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë qenë të pranishëm, por nuk dha informacione të tjera.