Bullgaria vendos kushte për tërheqje nga Afganistani
Ministri i mbrojtjes i bullgarisë ka vendosur kushte për tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe ka thënë se këto trupa do të largohen pas tërheqjes së trupave amerikane.
Në një ceremoni për pritjen e kontingjentit prej 158 trupash ushtarake që kanë kryer shërbim në Afganistan, ministri i mbrojtjes tha se në rast të largimit të forcave amerikane nga Afganistani, edhe Bullgaria do të tërheqë trupat e saj. Kontingjenti i ri i trupave bullgare që operon në Afganistan përbëhet nga 160 ushtarë. M herët një prej funksionarë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka thënë se në bazë të urdhrit të presidentit Donald Trump brenda disa javëve nga Afganistani do të tërhiqen 7 mijë forca amerikane. Amerika sulmoi Afganistanin në vitin 2001 me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Mirëpo tani pas disa vitesh këto fenomene jo vetëm që nuk janë zhdukur por Afganistani është destabilizuar akoma më shumë.