Al-Sisi: Marrëdhëniet e Egjiptit dhe Izraelit janë strategjike
Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, deklaroi se Egjiptit sot përveç marrëdhënieve të gjera me Izraelin, ka bashkëpunime edhe në fushën ushtarake dhe të inteligjencës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta ndërkombëtare “Ra’jul-Jeum” në një artikull të saj ka shkruar se kanali televiziv CBS i Amerikës të enjten pasdite ka publikuar disa pjesë të intervistës me presidentin e Egjiptit në të cilën Abdulfetah Al-Sisi thotë se ushtria e Egjiptit për t’u koordinuar më shumë në luftën kundër terroristëve në gadishullin Sina në verilindje të Egjiptit, ka lidhje të ngushta me Izraelin.
Al-Sisi duke thënë se marrëdhëniet e të dy shteteve janë shumë të afërta dhe theksoi: “Në një kohë Egjipti dhe Izraeli kanë luftuar kundër njëri-tjetrit, por aktualisht kanë një nivel të marrëdhënieve shumë të afërta”.
Marrëdhëniet e Egjiptit dhe regjimit sionist që nga viti 1948 ku u themelua ky regjim kanë qenë armiqësore dhe Egjipti ka zhvilluar disa lufta kundër këtij regjimi dhe konsiderohej prej armiqve kryesor të Izraelit, mirëpo pas luftës dhe në periudhën e udhëheqjes së presidentit Anvar Sadat, u nënshkrua pakti i Kamp Deivid në vitin 1078 dhe në vitin 1980 të dy palët njoftuan për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes vete.
Kajro dhe Tel Avivi pas nënshkrimit të paktit të Kamp Deivid, kanë filluar marrëdhëniet zyrtare. Egjipti ka hap ambasadën e tij në Tel Aviv dhe konsullatën e vet në Ilat, ndërsa regjimi sionist ka hap ambasadën e tij në Kajro dhe konsullatën në Aleksandri.