Sulmet ajrore të SHBA vrasin dhjetëra civilë në Dejrul Zur
Rreth 10 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke supozuar se është duke luftuar kundër grupit terrorist ISIS, kreu një seri sulmesh ajrore në provincën lindore të trazuar të Sirisë, Dejrul Zur.
Rrjeti televiziv shtetëror i Sirisë njoftoi se 10 vetë u vranë të premten pasdite kur avionët e udhëhequr nga SHBA bombarduan ndërtesat rezidenciale në qytetin al-Kishkiyah në provincën Abu Kamal. Raporti shtoi se viktimat ishin të gjithë anëtarë të së njëjtës familje. Zhvillimet erdhën vetëm disa orë pasi 11 persona humbën jetën në sulmet ajrore të ngjashme të kryera në qytetin Shafir. Po ashtu raportohet se këto sulme kanë dëmtuar rëndë pronat e civilëve sirianë. Më 29 dhjetor 2018, një burim ushtarak-diplomatik tha se tërheqja e planifikuar e trupave amerikane nga Siria do të zbulonte shkallën e krimeve të luftës të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA. "Tërheqja e ardhshme e personelit ushtarak amerikan nga Siria ka gjasa të hedhë dritë mbi krimet e shumta të luftës të kryera nga koalicioni ndërkombëtar gjatë të ashtuquajturës luftë kundër grupit terrorist ISIS.