Forcat amerikane largohen edhe nga baza Abu Ghurajb e Irakut
Prill 07, 2020 14:31 Europe/Tirane
Burimet informative nga Irakut kanë njoftuar se forcat ushtarake të koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS të drejtuar nga Amerika janë larguar nga baza Abu Ghurajb në veri të Bagdadit.
Agjencia e lajmeve Russia Today të martën në një raport të saj ka thënë se pas largimit të plotë të forcave ushtarake të koalicionit të drejtuar nga Amerika, baza ushtarake Abu Ghurajb është vendosur në dispozicion të forcave irakiane.
Ditën e shtunë forcat ushtarake amerikane janë larguar edhe nga baza ushtarake Habbaniyah në provincën Anbar të Irakut dhe këtë bazë ua kanë dorëzuar forcave irakiane.
Tags