Armë amerikane dhe izraelite në depot e militantëve në Siri
Forcat qeveritare siriane kanë zbuluar armë dhe municione izraelite dhe amerikane në ish pozicionet e militantëve takfiristë të sponsorizuar nga jashtë në provincën jugperëndimore të vendit Dara'a.
Një burim i informuar, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë SANA se forcat e sigurisë kishin kryer operacione spastrimi në fshatrat Umm al-Majazin dhe Saida të shtunën dhe gjetën depot e mëdha të armëve të lëna pas nga terroristët takfiristë. Burimi në fjalë shtoi se municionet përfshinin mina anti-person, tanke të prodhuara nga Izraeli, mjete shpërthyese, lloje të ndryshme të mitralozëve, granatahedhës, predha dhe mortaja si dhe sasi të mëdha të pluhurit shpërthyes të përdorur në prodhimin e bombave. Në depot e terroristëve u gjetën edhe shumë pajisje telekomunikuese.