Vriten dhe plagosen mbi 150 mercenarë saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84696-vriten_dhe_plagosen_mbi_150_mercenarë_saudit_në_jemen
Gjatë një operacioni me dronë të kryer nga ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave ushtarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit në provincën Lahixh, janë vrarë dhe plagosur mbi 150 mercenarë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2019 11:39 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen mbi 150 mercenarë saudit në Jemen

Gjatë një operacioni me dronë të kryer nga ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të forcave ushtarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit në provincën Lahixh, janë vrarë dhe plagosur mbi 150 mercenarë sauditë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit të enjten (sot) kanë sulmuar vendin e paradës ushtarake në bazën Al-Anad në provincën Lahixh në jug të Jemenit.

Sipas burimeve jemenase, gjatë këtij operacioni është plagosur Abdullah Al-Nakha’i, shefi i shtabit të për përgjithshëm të forcave të qeverisë në dorëheqje dhe janë vrarë disa komandantë të lartë ushtarakë të koalicionit agresor saudit.

Si pasojë e këtij operacioni janë plagosur rënd edhe Saleh Al-Zandani, zv/shefi i shtati të përgjithshëm të forcave të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadit, Muhamed Saleh, shefi i inteligjencës dhe Thabit Xhavas, komandantë i lartë ushtarak i qeverisë në dorëheqje të Jemenit.