Lëvizja Ansarullah e angazhuar për të zbatuar armëpushimin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84707-lëvizja_ansarullah_e_angazhuar_për_të_zbatuar_armëpushimin
Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, theksoi angazhimin e lëvizjes Ansarullah për të zbatuar marrëveshjen e Stokholmit dhe respektimin e armëpushimit në Hudejda.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2019 06:26 Europe/Tirane
  • Lëvizja Ansarullah e angazhuar për të zbatuar armëpushimin

Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit, theksoi angazhimin e lëvizjes Ansarullah për të zbatuar marrëveshjen e Stokholmit dhe respektimin e armëpushimit në Hudejda.

Muhamed Ali al-Houthi, theksoi se OKB duhet të ushtrojë presion tek pala tjetër që ajo të zbatojë marrëveshjen dhe armëpushimin. Raundi i katërt i bisedimeve mes palëve jemenase u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar me iniciativën e Martin Griffiths i dërguari special i OKB për Jemenin. Këto bisedime u mbajtën në Stokholm dhe palët arritën akord për vendosjen e armëpushimit në Hudejda dhe qytetin Taiz, për shkëmbimin e robërve të luftës dhe për hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Sanas. Megjithë zbatimin e marrëveshjes nga lëvizja Ansarullah, elementë të koalicionit saudit dhe të EBA kanë shkelur marrëveshjen në fjalë.